Recenzion: Psikologët thonë se Naser Eshtrefi ka qenë i vetëdijshëm në vrasjen e Angell Petkovskit

Çdo artikull gazetarie gjithmonë do të duhet të përmbajë dy ose më shumë palë që përfshihen në një ngjarje që raportohet.
Teksti të cilit i bihet recension nuk e ka të përfshirë këtë parim. Në këtë rast bëhet fjalë për raportimin mbi një gjykim ku në tekst përcillen vetëm deklaratat ndaj të akuzuarit, por jo edhe ato të mbrojtjes.

AKTUALELinku deri te artikulli origjinal: Recenzion: Psikologët thonë se Naser Eshtrefi ka qenë i vetëdijshëm në vrasjen e Angell Petkovskit

Data dhe koha e publikimit: 08.06.2015

Data e recensionit: 12.06.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi i botuar ka të bëjë me gjykimin e Naser Eshtresfit, i cili akuzohet për vrasje në një nga incidentet që shkaktuan tensione ndëretnike në lagjen “Gjorçe Petrov” në Shkup. Lajmi në fjalë përmban vetëm qëndrimet nga pala akuzuese.

 “Deklarata e psikologut që sot në Gjykatën Shkupi i dha mendimin e tij, thotë se 19 vjeçari Naser Eshtrefi ka qenë i vetëdijshëm për veprën që e ka bërë, gjegjësisht vrasjen e 18 vjeçarit Angell Petkovski”.

Apo dhe vlerësimi tjetër: “Në ekspertizën e dytë gjithashtu sipas tyre është vërtetuar se Eshtrefi ka qenë, sipas tyre, i vetëdijshëm për ngjarjen dhe për veprën”.

Lajme të tilla ku ka qëndrime vetëm të njërës anë, dhe sidomos në procese gjyqësore me interes të konsiderueshëm në publik, duhet gjithmonë të përmbajnë edhe qëndrimet e palës tjetër, qoftë edhe nëse janë thënë me herët. Duke bërë kështu nuk lihet asnjë hapësirë për të sugjeruar njëanshmëri.

Lajmi në fjalë ka interes të madh sepse incidenti i shkaktuar ku humbi jetën një i ri maqedonas, Angell Petkobski nga i akuzuari shqiptar Naser Eshtrefi më pas nxiti protesta të dhunshme ne lagjen “Gjorçe Petrov”, si pasojë e të cilave u shkatërruan dhe u dogjën prona kryesisht shqiptare në një prej ngjarjeve më të tensionuara ndër etnike në vitet e fundit.

Në tekstin në fjalë kësaj ngjarje i referohet vetëm një fjali: “Vrasja ka ndodhur vitin e shkuar më 19 maj”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button