Recenzion: Gruevski në vitin 2008 e ndihmoi Thaçin që shqiptarët të vriten mes vete

Është një nga parimet bazë të gazetarisë që deklaratat e dhëna nga zyrtarë të ndryshëm të përçohen saktë, duke ia përcjellë publikut kuptimin e duhur të asaj që ka thënë autori i deklaratës. Në tekstin që po i bëhet recension vërehet interpretim  i pa saktë i një deklarate, ose ajo që mund quhet “keq kontekstualizim”. Deklarata e deputetes Ermira Mehmeti, në një emision televiziv nuk përmend akuza apo fakte  të cilat teksti i lidh me një ngjarje konkrete e specifike që ka ndodhur vite më parë.

zhurnal-recenzionLinku deri te artikulli  origjinal: Gruevski në vitin 2008 e ndihmoi Thaçin që shqiptarët të vriten mes vete

Data dhe koha e publikimit: 12.06.2015 – 09:55

Data e recensionit: 12.06.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Deputetja Ermira Mehmeti deklaroi duke aluduar për Nikolla Gruevskin:

“Ky kryeministër në vitin 2006-2008 arriti të konfrontojë aq shumë shqiptarët sa që ata në ditën e zgjedhjeve në vitin 2008 u vranë mes vete. Dhe unë dëshiroj ta demaskoj këtë”
Linku i emisionit: “Rruga Drejt…”, takimi në Bruksel dhe kriza politike

Kjo është deklarata e znj.  Mehmeti dhënë më 11 qershor në emisionin “Rruga Drejt”.  Nga kjo deklaratë nuk mund të nxirret përfundimi i cili është dhënë në titull të artikullit se “Gruevski në vitin 2008 e ndihmoi Thaçin që shqiptarët të vriten mes vete”. Teksti në fjalë nga deklarata e përgjithësuara nxjerr konstatime  duke i lidhur ato me një ngjarje specifike, atë të vrasjes në Haraçinë në ditën e zgjedhjeve në vitin 2008.

Në tekst thuhet: “Ndryshe kryeministri, Nikolla Gruevski nga viti 2006 e motivoi atëherë partnerin e koalicionit PDSH-në e Menduh Thacit që në zgjedhjet parlamentare mund të ndodh ‘kasaphane e vërtët” që edhe ndodhi vrasje e një shqipëtari në vendbanimin Haracinë të Shkupit”.

Ky konstatim në tekst që nxirret nga deklarata e përgjithësuar e deputetes nuk mbështetet me akuza apo argumente të tjera nga institucione përgjegjëse.
Në këtë mënyrë shkelen parimet e gazetarisë, sa i përket saktësisë së transmetimit të deklaratave por edhe verifikimit dhe lidhjes së tyre me ngjarje konkrete.
Shtrembërimi i deklaratave interpretimi i tyre në kontekste të tjera për çfarë do qëllimi që bëhet është në kundërshtim me parimet profesionale të gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button