Recenzion: Bashkë me “Besën” dështuan edhe ato subjekte që mbështetën atë

Fotografitë janë gjithashtu mjet që përdor gazetaria për të përcjellë informacione. Profesionale është që ato të kenë tekst shoqërues i cili shpjegon zhvillimin e kapur në fotografi.
Fotografia dhe teksti të cilit i bëhet recension tenton të sugjerojë se si publiku duhet ta shohë ngjarjen. Parimet profesionale të gazetarisë thonë se publiku vet nxjerr përfundimin nga materialet e gazetarëve.

lajmi   AKTUALELinku deri te artikulli origjinal: Recenzion: Bashkë me “Besën” dështuan edhe ato subjekte që mbështetën atë

Data dhe koha e publikimit: 13.06.2015

Data e recensionit: 16.06.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Fotografia dhe teksti shoqërues, i cili nuk konsiderohet si lajm sepse nuk përmbush elementet që duhet të ketë ai, përcjell tek publiku pamje nga protesta e 13 qershorit e organizuar nga Lëvizja “Besa”.

Bashkë me fotografinë është dhe ky tekst:  “Se ka dështuar totalishtë lëvizja Besa tanimë nga kjo nuk ka asnjë dyshim, por bashkë me këtë kanë dështuar edhe ato subjekte të cilat kanë përkrah atë”.

“Nga kjo foto shihet qartë se lëvizjen “Besa” nuk e kanë përkrah me shumë se 1 mijë persona të cilët kanë ardhë nga gjitha vendet”.

Teksti nuk synon të jetë objektiv, por qartazi sugjeron që publiku duhet ta shohë protestën si “dështim”. Nga ana tjetër teksti i shkurtër sugjeron se “kanë dështuar” edhe të tjerët që kanë mbështetur protestën duke shprehur njëanshmëri, kundër protestës.
Nga teksti i shkurtër gjithashtu dëshirohet të sugjerohet që publiku të shohë këtë foto edhe si argument për numrin e pjesëmarrësve në protestë por edhe për prejardhjen gjeografike të protestuesve, duke dashur të minimizojë efektet e protestës.

Informimi i publikut bëhet edhe përmes fotografive, por është profesionale që ato të shfaqen realitetin dhe jo të kapura nga kënde ose distanca të ndryshme me çka tentojnë të sugjerojnë njëanshmëri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button