Ballistët arrijnë në Skoci (FOTO)

Të enjten skuadra tetovare Shkëndija pritet të luajë ndeshjen kthyese kundër Abredeen FC, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Evropës.

Edhe pse futbollistët sapo kanë udhëtuar për në Skoci, si duket “Ballistët” kanë qenë edhe më të shpejtë, pasi që disa prej tyre tani më kanë arritur në tokën skoceze, transmeton Portalb.

Kështu në faqen zyrtare të tifozëve “Ballistet Tetove 1992 (Official)” kanë postuar një foto ku vërehet prezenca e tyre në Skoci, e ku kanë shkruar dhe një mesazh: “Shkëndijën asnjëherë nuk e lejmë vet ! #ShkëndijaMbiTëGjitha !” / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button