Kallzim penal për pesë gjykatës dhe tre mjekë

­ Ministria e Punëve të Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike parashtroi kallëzim penal për tetë persona nga Prilepi, Manastiri dhe Tetova, të dyshimtë se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “ndihmë”.

Pesë prej tyre janë gjykatës pranë Gjykatës Themelore Prilep, tre të punësuar në IPSH “Spitali psikiatrik Demir Hisar” dhe një udhëheqës i shërbimit shëndetësor të burgut pranë IDP “Idrizovë” Shkup, kumtoi sot MPB­ja.

Ata ngarkohen se personit të dënuar për vrasje me procedurë të plotfuqishëm, i kanë mundësuar të mos mbajë një pjesë të madhe të dënimit. Bëhet fjalë për vrasje që personi e ka kryer më 30 shtator të vitit 2006 në Prilep, ku me pushkë gjuetie ka vrarë 29 vjeçarin Ljupço Kalarovski për shkak të borxheve të pashlyera.

Lajme të ngjashme

Back to top button