Në një aksident trafiku e ka humbur jetën gazetarja Suzana Todorovska Pavllovska

­ Në një aksident trafiku gjatë natës së kaluar e humbi jetën Suzana Todorovska Pavllovska, gazetare në Radion e Maqedonisë.

Ajo e humbi jetë para QT “Zebra”, pasi që u përplas nga një automjet motorik “opel korsa” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një shofer i Shkupit (1978). Në këtë aksident, automobili doli nga rruga, u përplas në rrethojë metalike, shkallë dhe më pas në dritaret e njërit prej dyqaneve në rrugën “Naroden fron”. Si pasojë e aksidentit, Todorovska Pavllovska ka marrë lëndime të rënda, ndërsa shoferi dhe bashkudhëtari i automjetit motorik kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Nga ana e ekipit mbikëqyrës të SPB Shkup i udhëhequr nga prokurori publik, është kryer kontroll në të cilin kanë marrë pjesë edhe persona të autorizuar nga mjekësia ligjore dhe ekspertë për aksidente rrugore. Nga vendi i ngjarjes, përveç kontrollit, janë marrë gjurmë, materiale dhe automjeti për ekspertizë për shkak të konfirmimit të arsyeve për shkak të së cilave ka ardhur deri në aksident.

Todorovska Pavlovska ka lindur më 30 mars të vitit 1965 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin filozofik, instituti për psikologji, ndërsa nga viti 1991 me marrëdhënie të rregullt pune është punësuar në servisin e dytë të programit të Radios së Maqedonisë. Varrimi do të bëhet nesër, në varrezat në Gjorçe Petrov.

Lajme të ngjashme

Back to top button