Ndalet në polici Taulant Capa, personi që sulmoi veturën e Gruevskit
Policia e Dibrës ka ndaluar mbrëmë në stacionin e saj disa orë, Taulant Capën, personin që gjuajti me vezë makinën e kryeministrit, Nikolla Gruevski, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë nëntorin e kaluar.
Capa është arrestuar në vendkalimin Bllatë, pasi që ai është kërkuar me urdhër-arrest nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. Arsyet mbeten të panjohura pse ai është mbajtur disa orë në këtë stacion.
Aktivisti i Partisë Civile, Taulant Capa tha se veturën e kryeministrit e qëlloi me vezë në shenjë proteste ndaj politikave të tij përkundrejt shqiptarëve në Maqedoni.
Ai u përball me gjykatën për këtë vepër dhe është liruar nga akuzat.