Eurozona i jep afat Greqisë deri të dielën

Eurozona i ka dhënë Greqisë mundësi deri të enjten për të paraqitur propozime të reja për të siguruar një marrëveshje me kreditorët, dhe ka thirrur një samit të plotë të BE-së për të dielën.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka kërkuar nga të 28 anëtarët e BE-së që të ndjekin mbledhjen në Bruksel, duke thënë se “ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e Eurozonës”.

Eurozona ka pritur të martën që Greqia të dalë me plane të reja, pasi votuesit grekë kanë kundërshtuar kushtet e kreditorëve për ndihmë, në referendumin e së dielës, por autoritetet greke nuk kanë pasur ndonjë propozim të ri.

Nëse Greqia nuk arrin të sigurojë fondet e ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, ajo rrezikon daljen nga Eurozona, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

Të dielën propozimet e pritshme greke do të duhet të diskutohen në takimin e nivelit të lartë ku siç njoftoi kancelarja Merkel “do të marrin pjesë të 28 vendet anëtare të Bashkimit europian, jo vetëm ata të eurozonës, ndërkohë që Banka qendrore europiane, deri atëherë do të mbajë në jetë bankat greke”.

Lajme të ngjashme

Back to top button