LSDM i jep ultimatum Gruevskit

Pas deklaratës së kryeministrit Nikolla Gruevskit se takim të ri do të ketë kur do të krijohen kushtet për këtë kanë reaguar nga LSDM.

“Nikolla Gruevski nuk është në pozitë të diktojë dinamikën e mbajtjes së takimit të liderëve. Ai është njëri nga palët në procesin negociues. Shihet qartë qëllimi i Gruevskit për të stërzgjatur procesin. Nëse gjatë ditës nuk caktohet afat për takim të liderëve, LSDM nesër do të kumtojë qëndrimin për rrjedhën e mëtejme të bisedimeve”- thuhet në reagimin e LSDM-së.

Pritej që takimi i liderëve të mbahet deri në fund të javës. Më herët, nga LSDM kanë fajësuar Gruevskin për mosmbajtje të takimit, pasi që, sipas tyre, kryeministri akoma nuk është prononcuar mbi propozimin e tyre të fundit. Për Gruevskin propozim i atillë nuk ekziston.

Lajme të ngjashme

Back to top button