Përurohet një kopje e shëmtuar e bustit të mbretëreshës së bukur egjiptiane

Në hyrje të qytetit të Samalut u përurua një bust i shëmtuar i mbretëreshës së bukur egjiptiane Nefertiti, raporton BBC.

Kopja e shëmtuar e bustit të famshëm të mbretëreshës Nefertiti i bëri egjiptianët të tallen me autoritetet si dhe gjendjen aktuale të artit në vend. Ndërsa busti origjinal i zbuluar në vitin 1912, aktualisht qëndron në një muze në Berlin, pronësia e të cilit është subjekt i një debati të shpeshtë në mes të Egjiptit dhe Gjermanisë.

Kjo është “Nereftiti” në qytetin Samault të Egjiptit. Besoj se kështu është dukur 4 ditë pasi ka vdekur.
Kjo është “Nereftiti” në qytetin Samault të Egjiptit. Besoj se kështu është dukur 4 ditë pasi ka vdekur.

Për fat të keq, kopja që rezultoi të ketë aq pak ngjashmëri me bukurinë legjendar, filloi të dëshpërojë për gjendjen e artit egjiptian. Në terma të thjeshtë, ajo ishte ‘e shëmtuar’. Shumë egjiptianë ndjehen të ofenduar nga përpjekja e dështuar për të bërë kopjen e bustit të famshëm dhe nëpër rrjete sociale publikojnë zemërimin e tyre ndaj skulptorëve.

Nereftit para dhe pas martese
Nereftit para dhe pas martese

“Kjo është një fyerje për Nefertitin dhe për çdo egjiptiane,” shkroi një grua egjiptiane ne Tëeeter. Një tjetër shkruante: “Kjo duhet të quhet ‘Statuja e shëmtuar, pa shije, pa art’… jo Nefertiti.”

“Nëse ju nuk e dini se si të bëni statujat, mos shkoni të bëni diçka të padrejtë ndaj Nefertit të bukur,” shkroi një njeri. “Jo vetëm që ju shtrembëruar të tashmen por edhe të kaluarën … Unë kërkoj që busti origjinal të mos kthehet nga Gjermania, të paktën atje ajo e mori dinjitetin e saj,” shkroi një tjetër.

Mbretëresha Nefertiti sundoi Egjiptin së bashku me burrin e saj në shekullin e XIV p.e.s dhe bukuria e saj ishte legjendare. Emri i saj në fakt përkthehet si “Një grua e bukur ka ardhur”. Për egjiptianët, Nefertiti mbetet një simbol krenar për historinë dhe bukuri mbresëlënëse të vendit të tyre.

Ashtuqë mijëra egjiptianë të tjerë janë duke përdorur hashtag “Nefertiti” në arabisht, duke ia bashkangjitur fotografisë së kopjes së bustit origjinal ndonjë përshkrim satirik. Autoritetet bëjnë të ditur se busti u hoq dhe në vend të saj do të vendoset bust me pëllumbin e paqes./ Portalb.mk

Nereftiti
Gjeni dallimin!

Lajme të ngjashme

Back to top button