Filmi i javës: 2001 A Space Odyssey, nga Stanley Kubrick

Filmi: 2001: A Space Odyssey

Regjisor: Stanley Kubrick

Filmi 2001: A Space Odyssey, i bazuar në librin me titullin e njëjtë të autorit Arthur C. Clarke, u bë në vitin 1968 dhe mori çmimin oskar për efekte vizuale.

Filmi 2001 është film abstrakt i cili flet për evolucionin e njeriut, teknologjinë, intelegjencën artificiale, dhe kufijtë njerëzore. Filmi është i ndarë në tre pjesë, ku pjesa e parë bën pjesë në kohë të lashta para kohës së njerëzimit, pjesa e dytë në vitin 2001 në gjithësi, ndërsa pjesa e tretë pas udhëtimit ndërplanetor të astronautit Bowman.

Filmi mban tituj të shumtë, dhe konsiderohet nga shumë kritikë dhe organizata si një prej filmave më të mirë në botë. Instituti Amerikan i Filmit (AFI) e përfshin 2001’in në 7 nga listat e tyre për filma më të mirë, dhe e mban atë në vend të parë në listën e filmave më të mirë të zhanrit “science fiction”.

Stanley Kubrick
Stanley Kubrick

Stanley Kubrick konsiderohet si një ndër regjisorët më të mëdhenj dhe me ndikim më të madh në industrinë dhe artin e filmit.  Kubrick ka qenë resgjisor i filmve në zhanre të ndryshme të cilat i revolucionarizuan shumë aspekte të filmografisë, sidomos me filmin “2001: A Space Odyssey” për të cilin regjisori Steven Spielberg tha se ishte filmi që e krijoi bazën për filmat të zhanrit shkencoro-fantastik (sci-fi).

Kubrick po ashtu është i njohur për disa filma të tjerë, siç janë “The Shining”, “A Clockwork Orange”, “Full Metal Jacket”, dhe “Spartacus.”

 

Portalb ju rekomandon ta shihni këtë film dhe të tjerë nga Kubrick-u.

Back to top button