Franca do bëjë gjithçka për ta mbajtur Greqinë në eurozonë

Mëngjesin e sotëm, kryeministri francez Manuel Valls, i cili ishte rrugës për të shkuar në Bruksel, tha se Franca nuk do të marrë riskun përsipër të lënies së Greqisë të dalë nga eurozona.

“Baza e një marrëveshje ekziston”- ka thënë ai, duke shtuar se qeveria franceze do të bëjë gjithçka për ta mbajtur Greqinë në EU, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

“Franca është e bindur se ne nuk mund të marrin përsipër riskun e një Grexit”- tha ai.

Z. Valls pritet të takohet me homologun e tij të ri grek, Euklidi Tsakalotos, përpara samitit. Por kjo nuk ishte e qartë nëse do të jetë takim bilateral, ose si pjesë e Eurogrupit.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka takuar liderët e partive politike në Greqi të hënën, ndërsa sot ka udhëtuar drejt Brukselit, ku pritet të paraqesë propozimet e reja.

Thuhet se plani i tij përfshin kërkesën që borxhi grek prej 323 miliardë eurosh, të shkurtohet për 30 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button