Kujdestarët i keqtrajtuan jetimët në Shkodër, pushohen nga puna (Video)
Emisioni vëzhgues “Ça thu” e publikoi një video shokuese ku shihet se si një kujdestari i keqtrajton fëmijët e jetimores në Shkodër.
Në një video shihet se si kujdestarja ulet mbi një fëmijë dhe nuk ngrihet prej tij, pavarësisht se është duke qarë fëmija, dhe në tjetër se si e shqelmon një fëmijë tjetër.
Nga puna janë pushuar tre kujdestarë, Edvana Sulaj, Manjola Banishta dhe Albert Reka, pasi që janë akuzuar për dhunë dhe abuzim ndaj fëmijëve të jetimores.