DOKU:TECH prezantohet edhe në Shkup

Fondacioni Metamorfozis me 15 korrik organizon takim me ekipin e DOKU:TECH në Shkup. Entuziastët e teknologjisë në Maqedoni do të kenë mundësi të njihen për së afërmi me ngjarjen  kryesore teknologjike që do të organizohet në Prizren në gusht.

Konferenca DOKU:TECH me anë të ekspertëve të shquar botëror i hulumton dhe sfidon implikimet sociale të inovacioneve teknologjike. Në qytetin e bukur të Prizrenit në Kosovë, konferenca do të ketë folës, vëzhgues, hulumtues, krijues të respektuar nga gjithë bota të cilët do të flasin për dituri të hapura, siguri digjitale, privatësi, sipërmarrje sociale dhe biznes.

Të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin më shumë informata për folësit, konferencën dhe detaje të tjera mund të paraqiten me 15 korrik në ora 18 në GEM-klubin në Çarshinë e Shkupit.

Thirrja në Facebook.  Vegëza e ueb faqes së DOKU:TECH.

Lajme të ngjashme

Back to top button