Nga njerëzit, për njerëzit: Një person ka mbledhur 1.8 milionë euro në 8 ditë për t’i ndihmuar Greqisë

Në një fushatë për t’i ndihmuar Greqisë me borxhin nga 1.8 miliardë euro për Fondin Monetar Ndërkombëtar (IMF), themeluesi i platformës për financim publik IndieGoGo i ka mbledhur 1.8 milionë euro për 8 ditë, shkruan RT.

Thom Feeney, themeluesi i platformës për financim publik, IndieGoGo, ka arritur ti mbledh 1.8 milionë euro të donuara nga 105,629 njerëz të ndryshëm nga bota, për t’i ndihmuar Greqisë me borxhet e saj.

Inspirimi për këtë fushatë ishte indiferenca e politikanëve ndaj shtetasve të Greqisë. “Kishte pengime konstante nga politikanët e Evropës, dhe mendova se tani më njerëzit që vuajnë nga kjo janë qytetarët e Greqisë, dhe thash pse të mos merrem edhe unë me këtë çështje”, tha Feeney.

“Ka përafërsisht 500 milionë njerëz në Evropë, dhe kjo do të thotë se nëse çdokush jep nga 3.19 euro, atëherë mund ta mbledhim krejt borxhin”

Në fushatën dhuruan para më shumë se 100,000 njerëz, kryesisht nga Anglia dhe Gjermania, dy vendet e BE-së që kanë qëndrim më të ashpër mbi negociatat e borxhit të Greqisë.

Në ditët e para, fushata gjeneroi aq shumë qarkullim që e tronditi ueb-faqen IndieGoGo dhe ia rrëzoi serverët.

Feeney shtoi se si falënderim Greqia i ka dhënë shtetësi nderi.

Sheshi në Greqi

Të djellën, njerëzit e Greqisë votuan në referendum a ta pranojnë paketën e re ndihmëse me masat të njëjta shtrënguese nga treshi i huadhënësve (ECB, EC, IMF), dhe nga 90% e popullsisë që votuan, 61% votuan jo. Pas votës, mijëra grekë dolën te sheshi Sintagma para parlamentit Grek për ta festuar vendimin.

Grekët festojnë

Lajme të ngjashme

Back to top button