Radeski i tha PO ofertës së Shkëndijës

Shkëndija sjell edhe një tjetër goditje në merkaton verore, duke arritur akordin me futbollistin më të mirë të ri të Maqedonisë, Marjan Radeski. Drejtuesit ‘kuqezi’ kanë mbyllur me sukses bisedimet me homologët e tyre të Metalurgut, duke bërë të vetin kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese. 20 vjeçari nga Prilepi karrierën e ka nisur te skuadra e 11 Oktomvrit, ndërsa në vitin 2012 kalon në rradhët e Metalurgut të Shkupit ku për një kohë të shkurtër ndërtohet në një prej futbollistëve më cilësorë në Ligën e Parë.

Rregullisht ka luajtur për përaqësueset e shpresave të Maqedonisë U 19 dhe U 21 ndërsa më 18 qershor të vitit 2014 debutoi për përfaqësuesen A të Maqedonisë në miqësoren me Kinën. Radeski është fitues i çmimit ‘Futbollisti më i mirë i ri i vitit në Maqedoni’, ndërsa Shkëndija fiton betejën me disa skuadra të jashtme për të siguruar shërbimet e tij. Grashopper i Zvicrës ishte më afër për të angazhuar Radeskin, mirëpo drejtuesit e Shkëndijës tregohen më të shpejtë dhe sigurojnë mesfushorin me tipare sulmuese. Prezantimi i Radeskit me fanellën ‘kuqezi’ do të bëhet sot pasdite.

Lajme të ngjashme

Back to top button