Nesër pa rrymë shumë fshatra të Shkupit

Për shkak të intervenimit për përmirësim të rrjetit, që do të kryhen nga EVN Maqedoni, shumë fshatra rreth Shkupit për një periudhë të caktuar do të mbeten pa rrymë elektrike.

Nga ora 8:30 deri 12:30  pa rrymë do të jenë banorët e lagjes Lisiçe kryeshisht rr.Todor Çangov. 

Më gjatë, pa rrymë  elektrike do të jenë banorët e lagjes Draçevë prej ores 8 deri në orën 16.

Disa lagje të komunës së Gazi Babës, pa rrymë elektrike do të jenë prej orës 8:30 deri 13:30.

Prej orës 9 deri në orën 15:30 rrymë nuk do të ketë në Matkën e Poshtme, prej orës 10 deri 15 pa rrymë do të jetë një pjesë e fshatit Kondovë, ndërsa prej 13:30 deri 15:30 banorët e rrugës 20 në Saraj.

Lajme të ngjashme

Back to top button