Shporta konsumatore, rritje shpenzimesh!

Një familjeje me katër anëtarë në muajin maj iu është dashur 32 565 denarë për një jetë normale. Kjo shumë në krahasim me muajin janar të këtij viti është rritur për 431 denarë, që do të thotë se jetesa është shtrenjtuar për gjysmë viti, sipas përllogarive të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, transmeton Alsat M.
Vizart
Shporta sindikale
Janar 2015 32 565 denarë
Maj 2015 32 134 denarë
Kjo shumë prej 500 eurosh nevojitet për një familje prej 4 anëtarësh, e cila jeton në banesë prej 50 metrash katrorë dhe nuk posedon makinë. Në këtë shumë janë llogaritur 13 661 denarë për ushqim dhe pije, për banim janë llogaritur 10 457 denarë, për higjienë 2 263 denarë, për transport për bileta mujore me autobusë 2 339 denarë, për veshmbathje 2 101 denarë, ndërsa për kulturë 1 070 denarë ose një herë në muaj të shkojnë në kinema. Për kujdesin shëndetësor janë llogaritur 671 denarë.
Shporta sindikale – gjithsej 32.565 denarë
Ushqim dhe pije 13 661 denarë
Banim 10 457 denarë
Higjienë 2 263 denarë
Transport 2 339 denarë
Veshmbathje 2 101 denarë
Kulturë 1 070 denarë
Shëndet 671 denarë
Në këtë shumë nuk janë llogaritur shpenzimet për rekreacion, arsim, hotele dhe restorante si dhe kremtime familjare. Qytetarët ankohen se paratë nuk janë të mjaftueshme dhe se nuk mund t’ia dalin nga muaji në muaj.