Arrestohet i dyshuari i vrasjes së çiftit çekë (Video)

Policia e Shkodrës ka arrestuar pak minuta më parë Sokol Fran Mjacajn, të dyshuarin për vrasjen e çiftit çek në Prekal të Dukagjinit. 20-vjeçari nga fshati Lotaj i Dukagjinit qëndronte i fshehur në godinën e një shkolle 9-vjeçare në fshatin Grudë e Re në Dukagjin.

Për kapjen e tij janë mobilizuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA-s dhe drejtues të policisë. 350 forca policie rrethuan godnën ku fshihej i riu, i cili ishte i arrmatosur. Autorësia e tij është provuar, pasi njollat e gjakut, të gjetura në automjet dhe në trupat e viktimave, përputhen me ADN-në e 20-vjeçarit. Ka dyshime se, motivi i kryerjes së krimit ka qenë grabitja e makinës, transmeton Shekulli.

Grupi i hetimit ka zbuluar detaje të reja për vrasjen makabre në Dukagjin. Sipas hetuesve, Sokol Mjacaj ishte duke u larë në lumë kur ka dalluar çiftin e turistëve çekë, ka dalë nga lumi deh u ka hyrë me forcë në makinë. Michael ka tentuar të largohet me automjet, por është qëlluanr për vdekje nga Mjacaj. Ky i fundit ka dalë nga automjeti dhe i ka qëlluar sërish të dy.

Operacioni drejtohet nga Ardian Çipa dhe Altin Qato. Gjatë operacionit të ndjekjes së autorit, Pëllumb Shpati, punonjës policie është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital. Policia kërkoi nga qytetarët që të bashkëpunonin për kapjen e të dyshuarit. Pas konfiskimit të aparatit fotografik, rezultoi se Mjacaj kishte dalë shumë foto me çiftin dhe mund të kishte qenë shoqërues i tyre. Policia ka ndaluar më herët mbi 35 persona, të cilët janë pyetur për vrasjen e çiftit.

Dy turistët çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeç u qëlluan për vdekje në fshatin Prekal të Dukagjinit, pranë Shkodrës. Ekspertët kanë përdorur edhe dy aparatet fotografikë të çiftit për të zbuluar ndonjë të dhënë për vrasësin. Laptopi, telefonat, aparatet fotografikë dhe disa qindra euro të çiftit kanë qenë të paprekura dhe hetuesit kanë dyshuar për pista të tjera veç grabitjes.

20-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe vrasje

Mjacaj, i cili ishte në ndjekje që prej mbrëmjes së djeshme, është një emër i njohur për drejtësinë dhe cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë kriminale. Në vitin 2010, ai është dënuar me 10 vjet burg për vjedhje me pasojë vdekjen e një 13-vjeçari. Sipas disa burimeve, Gjykata e Apelit në Shkodër e ka rishqyrtuar dosjen e tij më 2013-n dhe ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të. Pas ndryshimit të dëshmive të tij, Apeli e uli dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për Mjacajn. Nga 10 vite burg i dënuar në Shkallën e Parë, ai vuajti vetëm 5 vite burg dhe u lirua një muaj më parë. Për dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e fëmijës, Besnik Kodra u la në fuqi vendimi për 11 vite burg, ndërsa për Edmond Kodrën ndryshoi masa e sigurisë nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Mjacaj ka dëshmuar në gjyq për vrasjen makabre të 13-vjeçarit nga vëllezërit Kodra. Pas vendimit të gjykatës, babai i vëllezërve Kodra e akuzonte Mjacajn për dëshmi të rreme.

Lajme të ngjashme

Back to top button