“Monstra”, Familjari akuzon qeverinë për inskenim!

Goran Nakevski, babai i njërit nga fëmijët e vrarë në rastin e Smillkovës thotë se nuk beson në gjyqësinë dhe prokurorinë e vendit. Prej 4 vitesh sipas tij shteti po fsheh të vërtetën e rastit të Smillkovës. Nakevski madje paralajmëroi se do të ngrejë padi penale kundër Prokurorit Publik Marko Zvrlevski pasi ai dhe familjarët e tjerë vlerësojnë se ai ka vënë nën mbrojtje vrasësit e vërtet dhe porositësit e vrasjes se fëmijës së tij, transmeton Alsat M.

I revoltuar nga mos-shpalosja e bombave, ai gjithsesi thotë se nga takimi me Zaevin ka kuptuar se rasti është i inskenuar dhe pas motiveve të vërteta qëndron biznesi kriminal i shtetit.

“Nuk janë problem vetëm vrasësit, janë problem porositësit, motivi, financuesi i tyre pasi nuk mundet dikush për qejf të ngritët dhe të vrasë fëmijë. Ne vlerësojmë se fëmijët tanë janë vrarë për arsye kriminele, ne me asgjë nuk kemi merituar të humbasim fëmijët, e as më pak të marrim vendim gjyqësor me hieroglifë të koduara. Nuk dimë asgjë dhe tashmë nuk na intereson, nuk besojmë në gjyqësinë, 4 vite me radhë po na gënjejnë, as në Prokurorinë nuk besojmë më, çka do le të bëhet,” u shpreh Goran Nakevski, babai i njërit nga të vrarët në rastin e Smillkovës

Lajme të ngjashme

Back to top button