Hamilton sundoi edhe në shtëpi

Lewis Hamilton arriti të fitojë garën e shtëpisë së tij. Piloti britanik i Mercedesit fitoi Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe duke lënë pas Nico Rosberg, shokun e tij të skuadrës, dhe Sebastian Vettel me Ferrari.

Pas një nisjeje jo të mirë, kur u kaluan nga dy makinat Williams që në kthesën e parë, dy Mercedesët gjithsesi arritën të realizonin një dopietë tjetër, ashtu siç është bërë e zakonshme tashmë në këtë Botëror të Formulës 1.

Në vend të katërt dhe të pestë përfunduan garën braziliani Massa dhe finlandezi Bottas me Williams.

Lajme të ngjashme

Back to top button