Clinton akuzon Kinën për hakerizëm

Hillary Clinton, Kandidatja e Partisë Demokratike për Presidente të Amerikës, e ka akuzuar Kinën për vjedhje të sekreteve komerciale dhe të informatave qeveritare, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ajo ka ngritur akuza për Kinën me pretendimet se ky shtet ka provuar të hyjë në informatat e rëndësishme të shtetit amerikan.

SHBA-të dyshimet kryesore i kanë ngritur rreth Kinës, për hack-un masiv që iu bë agjencive qeveritare të Amerikës këtë vit.

Kina e ka mohuar të jetë e përfshirë në këtë çështje, dhe i ka cilësuar deklaratat e SHBA-ve si të papërgjegjshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button