Itali, Arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë me vlerë 500 mijë euro

Një shqiptar 40 vjeçar është arrestuar sot nga policia italiane ndërsa trasportonte 4 kg kokainë të një cilësie mjaft të pastër më vlerë tregu që kapërcente 500 mijë euro.

Arrestimi u krye në qytetin e Peruxhias, në vendin e rezidencës së shqiptarit, ndërsa trafikimin e kokainës e kryente në qytetin e Firences. Në momentin e arrestimit shqiptarit iu gjetën 3 kg kokainë në makinën me të cilën po udhëtonte si dhe 1 kg kokainë me disa mijëra euro në banesën e tij.

Shqiptari 40 vjeçar konsiderohej si furnizuesi kryesor i kokainës në qytetin e Firences, të cilën e transportonte nga Hollanda. Prej mëse dy muajsh skuadra antimafia e policisë së Firences ishte vënë nën gjurmët e shqiptarit. Gjithçka nisi me operacionin antidroga të datës 13-14 maj 2015 në Firence ku u arrestuan tre nënshtetas shqiptarë e një nënshtetase rumune në zotërimin e 1 kg kokaine e 30 mijë euro. Nga ky moment nisi kërkimi i policië për gjetjen e furnizuesit kryesorë të këtij kanali droge.

Shqiptari 40 vjeçar ndodhet momentalisht në burgun e qytetit të Peruxhias i akuzuar për trafikim lëndësh narkotike.

Lajme të ngjashme

Back to top button