Paraburgim për një shkupjan të dyshuar për falsifikim të dokumenteve

SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore publike ngriti padi penale kundër personit V.L. (55) nga Shkupi i dyshuar se ka bërë vepër penale “falsifikim të dokumenteve”.

MPB kumtoi se nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake, të denoncuarit i është shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 8 ditëve.

I denoncuari me qëllim që të përfitojë dobi pronësore kundërligjore nga shitja e pronës së patundshme, u furnizua me dokumentacion të rrejshëm zyrtar -aktgjykim nga Gjykata themelore Shkup 2 Shkup të sjellur më 22.09.2014, ndërsa i plotëfuqishëm më 25.09.2014. Pastaj vërtetimin e ka përdorur në Agjencinë për kadastër të patundshmërive, duke e dërguar drejt Paraqitjes për largim të gabimit teknik në kadastrin e patundshmërive. Në bazë të atij gjykimi të rremë, persona zyrtar në Agjencinë për kadastër të patundshmërive kanë bërë regjistrim të ndryshimit të kadastrit të patundshmërive në Nerezi, që përbëhet nga pronë e patundshme – tokë e dy parcelave të kadastrit, njëra me sipërfaqe prej 2.509 m2 dhe tjetra me sipërfaqe prej 2.208 m2, në pronësi të Republikës së Maqedonisë në pronësi private të të paraqiturit V.L.

Pas kësaj, i denoncuari, me qëllim që ta mbulojë bartësin e vërtetë të pronësisë, më 15.01.2015 përmes avokatit të autorizuar ka lidhur Parakontratë për shitblerje të pronës së patundshme (toka e lartpërmendur) në vlerë prej 50.000 euro ose në kundërvlerë në denarë prej 3.075.000.00 denarë, ku si shitës është i paraqituri, ndërsa si blerës është personi O.D. i cili sërish sipas paramarrëveshjes më 15.01.2015 ka paguar në llogarinë e transakcionit të bashkëshortes të të denoncuarit avanc, përkatësisht vlerë në para prej 460.000 denarë, ndërsa pastaj edhe dy herë më 11.03 dhe 21.04 të këtij viti në llogarinë e njejtë nga ana e blerësit janë transferuar 462.000 denarë dhe 861.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button