BlackBerry kopjon Galaxy Edge
Kompania BlackBerry është duke punuar në krijimin e një smartfoni të ri mbi sistemin operativ Android.
Llogaria e famshme në Twitter, @evleaks ka postuar foto të pajisjes së re, e cila në shikim të parë ngjan me smartfonin e ri të Samsung, S6 Galaxy Edge.
Smartfoni është duke u ndërtuar nën pseudonimin “Venice” ndërsa pritet të ketë ekran 5.4 inçësh, QuadHD, processor Snapdragon 808, 3GB RAM dhe kamerë të brendshme 18MP.