Edicioni i dytë i “Festival on Wheels 2015”

Me “Javën e filmit italian”, sonte në skenën verore në Strugë fillon edicioni i dytë i festivalit të filmave evropian në qytetet mbarë Maqedoninë “Festival on Wheels 2015”.

Adhuruesit e artit filmik nga Struga, si dhe mysafirët e shumtë në këtë qytet për fundjavë do të kenë mundësi të kënaqen në zgjedhjen e filmave nga produksioni i ri italian, të cilët projeksionin e tyre do ta kenë nën qiell të hapur, në ekranin e Skenës verore në Strugë.

Sonte në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Shun Li and the poet”, në regji të Andrea Segre, në rolin kryesor Rade Sherbexhija, ndërsa prej orës 21:30 “Ritual-a Psyhomagic story” nga Xhulija Bracale dhe Luka Imesi, në të cilin në rolet kryesore marrin pjesë Dezore Xhorxheti dhe Ivan Franek.

Nesër me fillim në orën 20:00 do të shfaqet komedia “Song E’ Napule” nga Marko dhe Antonio Maneti, ndërsa prej orës 21:30 publiku i skenës verore do të ketë mundësi ta shikojë “Moonealking Distance” nga Françesko Kalabreze dhe Enriko Audenino, me Remo Girone dhe Stefanija Kasini në rolet kryesore.

Festivali është në organizim të Katavej nga Shkupi me përkrahje të Agjencisë për film të Republikës së Maqedonisë dhe në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës “Vëllezërit Milladinovci”, nga Struga.

Edhe këtë vit festivali do ta ketë edicionin e tij në pesë qytete në Maqedoni, Strugë, Dojran, Shtip, Kumanovë dhe Prilep. Në çdo qytet do të mbahen projeksione tematike të filmave nga qendra të ndryshme filmike evropiane, me punëtori tematike filmike të udhëhequra nga punëtori filmike eminente, si dhe shfaqje javore për fëmijë me projeksione të filmave të animuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button