Peru e fitoi vendin e tretë në Amerikë
Peru-së i ka takuar vendi i tretë në Kupën e Amerikës, pas që në garën për vendin e tretë, ka mundur kombëtaren e Paraguait, me rezultat 2:0.
Të dy golat e fitores, peruanët i arritën në pjesën e dytë.
Andre Carrillo në minutën e 48’, dhe Jose Paolo Guerrero në minutën e 89’, shënuan për fitoren e Perusë.
Sonte, Kupa e Amerikës do të ketë edhe kampionin e ri, ku nga ora 22:00 sipas kohës tonë, në finale do të përballen Kili dhe Argjentina.