Mos idealizoni jetën e të tjerëve

Idealizimi i jetës së të tjerëve është diçka që të gjithë e bëjmë pavetëdije.

Shpesh kur ju ndjeheni keq për veten mund të shihni jetën tuaj e të tjerëve si shumë më të mirë. Ju perceptoni jetën e njerëzve të tjerë si pozitive dhe më të lehtë. Në përdorim këtë idealizim të jetës së të tjerëve për të nxjerrë në pah të metat tona, dhimbjen, pasigurinë dhe sfidat.

Megjithatë idealizimi i jetës së të tjerëve bie në kurrizin tuaj. Sa më shumë që ne mendojmë që të tjerët kanë arritur një ideal joreal dhe mundoheni që ju të arrini të njëjtën gjë, aq më larg realitetit do të jemi.

Ky dallim në mes të papërsosmërisë tuaj dhe përsosmërisë të tjerëve të mund të kontribuojnë në ndjenjën tuaj të izolimit. Ju duhet të kuptoni se sikur ju, që luftoni për t’u dukur “normale” në botën e jashtme, ashtu luftojnë dhe të tjerët dhe ajo që ata i shfaqin botës mund të mos jetë realiteti i jetës së tyre.

Duke krahasuar veten me versionin e idealizuar të tjerëve do t’ju bëjë të ndiheni e izoluar, e pa sigurt e pa fuqishme dhe e vetmuar me problemet tuaja.

Lajme të ngjashme

Back to top button