10 hapa drejtë një peshe ideale

1.Lëre sheqerin

Kjo është më e dallueshmja e cila jep rezultate të menjëhershme. Sidoqoftë, për ta arritur këtë të nevojitet kohë përderisa shija të rikalibrohet. Hapi i parë është të kalosh në një zëvendësim natyral siç janë barishtet tropikale e subtropikale, mjalti etj. Hapi tjetër është të zvogëlohen ushqimet e ëmbla. Ti do të mahnitesh se çfarë shije të mirë kanë çaji dhe kafeja kur e lejon depërtimin e shijes së tyre të vërtetë.

2.Pi ujë limoni

Nëse dëshiron të humbësh peshë dhe ta ruash atë, duhet të jesh tepër i rregullt me jashtëqitje. Pas zgjimit pije një gotë me ujë të ngrohtë me lëngun e gjysmës së limonit.

3.Njihe trupin tënd

Sa herë ke ngrënë diçka dhe je ndier i fryrë? Fryrja është një shenjë që trupit tënd nuk i ka pëlqyer ajo që sapo ke ngrënë dhe po ka vështirësi në tretjen e ushqimit. Shënoje këtë, së shpejti do ta gjesh një model.

4.Detoksimi

Ky është hapi i ardhshëm në përfitimin e motivimit për përzgjedhjen e ushqimit që është i mirë për ty dhe që të qëndrosh larg nga ato që të nxisin. Si një bonus shtesë, natyrisht se do të humbësh pak peshë.

5.Përmbaju ushqimit të plotë

Vetëm se je duke ngrënë ushqim organik apo ushqim të lehtë nuk do të thotë që je duke ngrënë ushqim të plotë. Biskotat dhe baret e njohura të etiketuara si “të shëndetshme” përpunojnë ushqim dhe shpesh kanë sasi të madhe të sheqerit.

6.Përdore rregullën 90-10

Zgjedhe alternativen e shëndetit 90 % të kohës. 10 % e kohës së mbetur? Kënaqu dhe jeto pa faj.

7.Kur është fjala për pjatën tënde, mendo 80 -20

Pjata jote rreth 80% duhet të jetë me perime ndërsa 20% tjetër me proteina të varfëra dhe karbohidrate komplekse. Mos u shqetëso, do të jesh i kënaqur dhe i ngopur.

8.Menaxho ndjenjat

Medito ose përdor një ditar që të jesh i vetëdijshëm për ndjenjat tuaja. Ndjenjat e pashprehura mund të çojnë drejt ushqimit emocional dhe dëshira për ushqim.

9.Bëjë ushtrime nga dëshira

Gjej llojin e ushtrimi që të bën të ndihesh mirë në vend që ta përcjellësh trendin apo të bësh atë që mendon se është mirë. Kur të gjesh aktivitetin e duhur, do të dashurohesh me të dhe kjo do të jetë garanci se do të qëndrosh me të.

10.Zotëro vlerat tuaja

Dukja seksi së pari vjen nga ndjenja. Duaje trupin tënd, respektoje dhe kujdesu për të, përkëdhele veten dhe ndjehu krenar për bukurinë tënde.

Lajme të ngjashme

Back to top button