Otamendi dëshirë e Mourinhos

Mbrojtja e Chelseat do të forcohet në mënyrë të ndjeshme sezonin e ardhshëm, nëse një raport i Marcas del i saktë.

E përdishmja spanjolle pretendon se Chelsea ka arritur akord me mbrojtësin argjentinas të Poortos Nicolas Otamendi, me mbrojtësin që do t’iu bashkohet londinezëve në fillim të sezonit 2014/15. 25 vjeçari p okonsiderohet një mbrojtës shumë i fortë dhe do të mbulonte shumë më mirë pozitën e Branislav Ivanoviçit që nuk po tregohet aspak i suksesshëm.

Marca gjithashtu thekson se Chelsea për të arritur shërbimet e lojtarit, mposhtën konkurrencën e fortë të Barcelonës, dhe AC Milanit, i cili impresionoi me paraqitjet e tij në Velez Sarsfield dhe sidomos te Porto. E vetmja gjë që mbetet është që Porto të gjej zëndësin e Otamendit, dhe mbrojtësi do të mund t’i bashkohet ekipit të Jose Mourinhos.

Lajme të ngjashme

Back to top button