Kush frikohet nga numrat e regjistrimit?

Kapixhiku nr.147, e premte, 4 tetor

Tatjana Popovska, editorial –“Kush frikohet nga regjistrimi “, Utrinski Vesnik
Pa asnjë sqarim se pse Qeveria nuk ka paraparë regjistrim për vitin e ardhshëm dhe se pse nuk planifikohet, ish kryeministri Stavreski deklaroi se Maqedonia edhe vitin e ardhshëm do të jetë në shoqëri me vendet, mes të cilave dhe Somalia, të cilat nuk munden ose nuk kanë kapacitet ta numërojnë popullsinë.

Vanço Uzunov, kolumnë –“ Dhjetë urdhërat e zotit për politikën ekonomike”, Utrinski Vesnik
Konkurrentë të drejtpërdrejtë të tregjeve botërore janë bizneset, e jo shtetet. Prej këtu, bizneset, e jo Qeveria, janë bartësit e konkurrencës së ekonomisë.

Todor Pendarov, kolumnë- “Shoqëri reklamuese” , Utrinski Vesnik
Subrata Roj, edhe pse Indian, e ka mësuar humorin britanez, dhe deklaroi se Maqedonia na qenka shtet pa korrupsion.

Branko Gjorgjevski, kolumnë-“ Sa decibelë mundet të durojë Zoti”, Dnevnik
Pse është e nevojshme zëri të jetë më i fortë, që thirrjen e imamit ose të atit ta dëgjojnë sa më shumë qytetarë? Nëse ashtu, atëherë del se besimtarët nuk  e njohin kohën për lutje, edhe muslimanët edhe të krishterët, e duhet të përkujtohen që të mos harrojnë të luten.

Dimitar Mirçev, kolumnë –“ Histori e stërluajtur?” , Dnevnik
Të gjitha anketat, në pothuajse të gjitha republikat, vërtetojnë se jashtë konflikteve dhe ndeshjeve të viteve të 90-ta, te gjeneratat më të vjetra, Jugosllavia jeton, me të gjitha mangësitë dhe problemet e saja, por edhe me parimet sociale dhe juridike të barabarta.

Anela Petrova, koment-“ Të dënohet rrjepësi nga Çairi”, Dnevnik
Se si sillemi ndaj kafshëve, tregon shumë për ne. Nëse si sistem dhe shoqëri nuk kemi empati ndaj tyre, atëherë edhe ne nuk meritojmë të quhemi  qenie me vetëdije.

Mladen Çadikovski, kolumnë-“ Malo morgen ekonomi” , Fokus
Fat se e kemi Qeverinë që të na informon se rritjen e BDP-së e kemi më të madhe në Evropë. Të mos e kishim, do të duhej të merremi me kuazi analiza se në Maqedoni BDP për banor është 3.616 eur.. Për krahasim, një Grek, ka 16.000 eur. Dhe jeton 5 herë më mirë se ne. E, malo morgen!

Ramadan Ramadani, kolumnë- “Ëndrra të lagështa, realitet i thatë”, Fokus
BDI si duket nuk është i kënaqur me epitetin kukulla, e deputetët e tyre i  deklaron të gjithë si klonet e Ali Ahmetit. Këshilltari i tij, në pyetjen se pse lideri i BDI-së nuk u duk ndonjëherë në Parlament, u përgjigj se atje ka 15 Ahmetallarë.

Stojan Andov, kolumnë- “ Rreziku vjen nga qeveria, e jo nga Zaevi dhe Zaevët!”, Fokus
Çdokund, korrupsioni varet nga qeveria. Nëse qeveria e lufton korrupsionin, atëherë vëllimi do të zvogëlohet. Korrupsioni nuk është në këtë ose atë komunë. Kjo është aty ku qeveria është më e fuqishme. /portab

Lajme të ngjashme

Back to top button