Lufta e madhe e Bedrit

Mensur Aliu
Mensur Aliu

Po në muajin Ramazan ndodhi lufta e parë ndërmjet muslimanëve dhe mushrikëve të Mekkes,që qe lufta më e famshme në jetën e Pejgamberit (a.s), e cila u quajt ‘’Lufta e Bedrit’’, sepse u zhvillua në vendin e quajtur Bedër.

Rruga e tregtarëve të Mekkes për në Siri kalonte nga vendi Bedër ,150 km, larg Medines.

Në ato ditë erdhi lajmi në Medine se Ebu Sufjani do të shkonte për në Siri, me një karvan të madh tregtar e pak ushtarë , Pejgamberi a.s kërkoi nga besimtarët se cili do të dalë vullnetar të shkojë me të dhe të sulmonin këtë karvan kur të kthehej nga Siria dhe të fitonin mall e plaçkë të shumtë ,dolën 315 vullnetarë ,të cilët u bënë gati dhe u pajisën me armë të thjeshta dhe vetëm me dy kuaj e 70 deve .

Ebu Sufjani diktoi se muslimanët kishin arritur përpara tij në Bedër dhe kishin zënë pritë ,për t’i prerë rrugën ,prandaj Ky me dinakëri ndërroi rrugën ,iu largua rrugës që kalonte nga Bedri dhe mori rrugën e bregdetit, mirëpo nga frika se mos po ndeshet me muslimanët dhe pëson prej tyre ,Ebu Sufjani dërgoi me të shpejtë dy lajmëtarë të cilët kur mbërritën në Mekke filluan duke bërtitur : ‘’Të mjerët ne! Pejgamberi na ka dalë përpara dhe do na plaçkisë karvanin!’’ , lajmi u përhap nëpër Mekke ,siç e hap era zjarrin .

Menjëherë Kurejshët mushrikë u mobilizuan dhe u mblodhën 1000 luftëtarë të armatosur ,nën kryesinë e Ebu Xhehlit dhe u nisën menjëherë për ti arritur në ndihmë karvanit. Armiku i kishte rrethuar vullnetarët muslimanë dhe Pejgamberi (a.s) konstatoi se nuk kishte mundësi mundësi daljeje dhe se duhej përballuar armiku me luftë të shpejtë.

Ishte ditë e Enjte , 16 Ramazan , mblodhi Pejgamberi shokët e tij kryesorë dhe iu parashtroi qartë situatën ,duke kërkuar edhe mendimet e tyre.

Të nesërmen ditë e xhuma pas faljes se sabahut luftëtarët burra muslimanë ,u rreshtuan të armatosur me ato armë që kishin sjellë me vete.

Lufta filloi ! Burrat me famë e prisnin armikun në pozicione,prej ku vrisnin e plagosnin ata dhe prenë shumë koka, dy djelmosha të rinj iu lëshuan Ebu Xhehlit,komandantit të qafirëve ,e goditën me shpata ,deri sa e rrëzuan nga kali dhe e plagosën për vdekje ,aty e vuri re shok i Pejgamberit , Ibn Mes’udi dhe kur e pa duke hequr dhe vuajtur ,ia preu kokën,kur e panë Ebu Xhehlin të vrarë ,të gjithë qafirët që ishin afër tij u shpërndanë dhe filluan të ikin, lufta vazhdoi gjithë ditën ajo mbaroi në perëndim të diellit ,ikën mushrikët e Mekkes duke ia mbathur këmbëve sa mundnin. Luftëtarët muslimanë qëndruan në Bedër edhe tri ditë ,se mos kthehet armiku e sulmonte përsëri.

Pas tri ditësh ushtria ngadhënjyese muslimane ,me në krye Pejgamberin (a.s) la fushën e luftës në Bedër dhe u nis për në Medine.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button