Ademi nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në sferën e arsimit me Kosovën dhe Shqipërinë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë Abdilaqim Ademi, me datë 02.07.2015 ka nënshkruar Marrëveshjen për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës me ministrin e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla dhe me ministrin e Arsimit dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami.

Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të takimit të katërt  ministror : “Platforma e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim” që mbahet në qytetin e Vlorës së Republikës së Shqipërisë ndërsa organizohet nga Komisioni Evropian ku marrin pjesë ministrat e arsimit të vendeve të rajonit.

Pas nënshkrimit ministri Ademi theksoi se me këtë marrëveshje thellohet bashkëpunimi në mes Republikës së  Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme nënshkrimi i Marrëveshjes më Republikën e Kosovës në sferën e arsimit për faktin se është e para e këtij lloji edhe hap mundësin e bashkëpunimit në të ardhmen. Gjithashtu është e rëndësishme se kjo marrëveshje nënshkruhet në kuadër të takimit ministror të vendeve të rajonit ku ne si dy shtete dëshmojmë interesimin dhe vullnetin për bashkëpunim. Marrëveshja përmban konkretisht bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës, duke filluar nga këmbimi i përvojave të të dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit në këmbimin e literaturës, por edhe mundësin e aplikimit të përbashkët të institucioneve të vendeve tona  në shfrytëzimin e projekteve evropiane që janë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit dhe hulumtimeve shkencore”, tha me tjerash ministri Ademi pas nënshkrimit më ministrin kosovar të arsimit.

“Marrëveshja që u nënshkrua sot me Republikën e Shqipërisë është e një rëndësi tepër e veçante për qytetarët e Maqedonisë sepse thellon bashkëpunim me shtetin shqiptarë në të gjitha segmente e arsimit”, tha Ademi pas nënshkrimit të Marrëveshjes me ministren shqiptare Lindita Nikolla.

Ndërkohë, ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami theksoi se me këtë marrëveshje do të intensifikohet bashkëpunimi në sferën e arsimit dhe Republikën e Maqedonisë. Për Kosovën tha ai, është në interes sepse së pari herë nënshkruan një marrëveshje të tillë me Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të takimit të katër ministror në Vlorë, ministri Ademi ka realizuar takim bilateral me drejtorin gjeneral i KE-së për Arsim dhe Kulturë, Xaviet Prats Monne.

Në këtë takim delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga ministri Ademi ka prezantuar progresin e vendit në implementimin e Strategjisë për inovacione, Strategjisë për arsim profesional , Konceptin për arsim jo formal  dhe implementimin e Programit të BE-së për arsim, trajnim dhe për të rijnë dhe sport ERSMUS +.

“Drejtorin e njoftova edhe për aktivitetet që ne i realizojmë për konceptin e Ligjit të ri për arsimin e lart në Republikën e Maqedonisë dhe inkuadrimin e të gjitha palëve të tanguara. Gjithashtu, nga ana e drejtori morëm përkrahjen edhe në mjete financiare dhe ekspertë që do të bëjnë revidimin e konceptin dhe më tej në përgatitjen e Ligjit për arsimin e lart në Maqedoni”, tha pas takimit ministri Ademi.

Gjithashtu ministri Ademi ka realizuar edhe disa takime bilaterale në kuadër të takimit ministror.

Lajme të ngjashme

Back to top button