Pakistan, arrin në 19 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor (Foto)

Numri i të vdekurve në aksidentin hekurudhor në Pakistan ka arritur në 19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Treni i pasagjerëve me rreth 200 udhëtarë, në mesin e të cilëve kishte edhe pjesëtarë të ushtrisë pakistaneze pësoi një aksident pranë Gujranwala, kur u shemb ura mbi të cilin kalonte treni. Tre vagonë përfunduan në lumë.

Sipas ushtrisë, në këtë aksident humbën jetën 19 persona, ndërsa 82 të tjerë u plagosën.

Ministri i Transportit Hekurudhor, Hawaii Refik Saad tha se ura në fjalë ishte rregullisht objekt i kontrollit.

Ai vuri në dukje se raporti i parë mbi aksidentin do të dalë në 72 orët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button