Aksident i rëndë trafiku në rrugën Shtip-Koçani, një i vdekur

Aksident i rëndë automobilistik në të cilin janë lënduar katër persona ndodhi në mëngjes rreth orës 9 në rrugën rajonale Shtip-Koçani, mes fshatrave Ballvin i Poshtëm dhe Krupishte. Në aksidentin rrugor kanë qenë dy automjete “matis” dhe “pikap”.

Sipas informatave të para, në aksident janë lënduar katër udhëtarë, tre prej të cilëve kanë qenë në automjetin “matis” dhe një në “pikap”. Njëri nga të lënduarit gjatë rrugës për në spital ka vdekur. Komandanti i njësisë së zjarrëfikësve Kire Patrakliski thotë se edhe shërbimi zjarrfikës ka intervenuar gjatë nxjerrjes së udhëtarëve nga automobilat.

Ky aksident ka ndodhur në njërën nga kthesat më të këqija në rrugën rajonale Shtip-Koçani. Policia ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes pas së cilës do të konfirmohet se cilat janë arsyet e aksidentit rrugor. Tashmë një orë komunikacioni në rrugën rajonale Shtip-Koçani është ndërprerë dhe si pasojë është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve të rënda të transportit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button