Thaçi: Kosova e gatshme për tranzicionin e EULEX-it

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim zyrtar zëvendëssekretarin e Përgjithshëm për Shërbim të Jashtëm Europian (EEAS), Maciej Popovski, përgjegjës edhe për EULEX-in, i shoqëruar nga Samuel Zhbogar, udhëheqës i Zyrës së BE-së në Prishtinë, me të cilët ka diskutuar për të ardhmen e EULEX-it dhe zhvillimet e fundit në vend.
Kryediplomati kosovar ka thënë se Kosova tanimë është konsoliduar si shtet dhe duhet të trajtohet si e tillë.

“Kosova është e gatshme të marrë mbi vete të gjitha kompetencat në sektorin e sundimit të ligjit”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi, transmeton kp.

“Tani mund të vazhdojmë bashkëpunimin dhe koordinimin për tranzicionin e EULEX-it”, ka thënë më tej ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button