Hungaria i paguan të rinjtë të kthehen në vend

Qeveria hungareze iu paguan të rinjve hungarez, të cilët kanë emigruar jashtë vendit, që të kthehen në vendlindje. Qeveria ofron pagesë prej 100.000 fortinë (320 euro) për muaj për të rinjtë që do të kthehen në Hungari, raporton Utrinski Vesnik.

Me programin “Të rinj, kthehuni në shtëpi” është siguruar edhe fluturim falas për në Hungari. Nga fundi i prillit, kur programi hyri në fuqi, në Hungari u kthyen 800 persona.

Sipas të dhënave statistikore në vitin 2014 emigrimi ishte për 46% më e lartë se në vitin 2013. Vitin e kaluar emigruan 6 herë më shumë njerëz se sa në vitin 2009.  Vlerësohet se numri i personave që e kanë lëshuar Hungarinë është shumë më i madh, për shkak se njerëzit nuk i raportojnë qeverisë se po e lëshojnë vendin. Rreth 77% e personave që e kanë lëshuar Hungarinë janë nën moshën 40 vjeçare. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button