Rama: Krenar për emërimet e reja

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendit Fevziu nga ku komentoi edhe kritikat që i janë bërë emërimeve të qeverisë në postet drejtuese të disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.

Ai iu përgjigj edhe kritikave të Spartak Ngjelës lidhur me emërimet. “Ngjela është aset opozitar i këtij vendi, kundër të gjithëve, edhe kundër vetvetes. Ka konsideratën dhe respektin tim edhe kur realisht ia fut kot,” tha Rama.

I pyetur për emrin e drejtores të Doganave, Rama tha se nuk përbën aspak problem që ky emër nuk është i njohur. Ai mori shembull vendet perëndimore ku drejtorët e këtyre institucioneve nuk njihen, por institucionet funksionojnë mjaft mire, shkruan Korrieri.

Duke komentuar akuzat për drejtoreshën e Tatimeve se ajo nuk ka marrë provimin e kontabilitetit dy herë, Rama tha: “Drejtoresha e Tatimeve ka studiuar në këtë fushë. Është marrë drejtpërdrejt me botën e sipërmarrjes. Ka punuar në sistemin bankar”.
Rama tha se ai është krenar për vajzat që drejtojnë institucionet e rëndësishme. “Kemi vendosur vajza në krye të disa institucioneve të rëndësishme. Jam krenar që pjesa barbare e përqesh këtë

Ndërkohë që punimet për Bulevardin e ri kanë javë që kanë nisur dhe janë shoqëruar me polemika. Banorët që do të shpronësohen për këtë projekt nuk janë dakord me çmimin që u ka vënë qeveria e mëparshme pronave të tyre. Për këtë ata protestuan ditën e sotme përpara bashkisë, pak minuta para nisjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Lajme të ngjashme

Back to top button