Washington: Vritet një grua me të meta mendore gjatë sulmit në Kongres

Mirijam Keri, 34 vjeçe, stomatologe e cila ka pasur probleme mendore është gruaja e cila dje bëri sulmin në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres, më pas ajo vritet nga policia.

Në fillim Keri është munduar me veturën e sajë që të kalojë rrethojat pranë Shtëpisë së Bardhë. Rrethoja është vendosur për të parandaluar afrimin e veturave-bombë.

Prej aty, me shpejtësi të madhe, Keri është drejtuar kah Kongresi, ku policia fillimisht ka arritur ta ndalojë, por ajo ka vazhduar  duke e kërcënuar njërin prej policëve.

Pas tollovisë së krijuar, ku kanë marrë pjesë afro 20 vetura policore dhe shërbimi sekret, policia ka hapur zjarr kundër saj në afërsi të një gardhi rrethues pran Kongresit, duke e lënë të vdekur Kerin. 

Gjatë gjithë kohës, Keri kishte në sediljet e pasme të veturës vajzën e sajë dy vjeçare. Vajza nuk është lënduar gjatë të shtënave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button