Cuculi: Mezi po presim të fillojë, shkojmë për fitore

Vetëm pak orë kanë mbetur nga fillimi i përballjes së parë me Aberdinin në kuadër të raundit të parë eliminator të Liga Evropës.
Futbollisti i repartit mbrojtës, Ardian Cuculi në prononcimin e tij për “Portalb” ka potencuar se ekipi i tij në këtë ndeshje futet me një optimizëm të madh për sukses dhe se edhe përkundër asaj që Aberdeen FC llogaritet si favorit, ata do të synojnë fitoren.

“E kemi parasysh se ne sot do të luajmë vetëm 90 minutat e para të një dueli shumë atraktiv. Por ja mezi po presim të kalojnë orët që të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. E di që stadiumi do të jetë përplot dhe duam që të japim një ndeshje të bukur e që me fitore do të të kishte aromë më të mirë. Jemi të vetëdijshëm që para vetes do të kemi një kundërshtarë të papërshtatshëm, po që në momentin kur erdha përsëri në Shkëndijë dhe me përforcimet tjera siç janë Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani, mendoj se Shkëndija vërtet po arrin të bëhet skuadër që ka ambicie edhe fitoret në garat evropiane”, ka thënë për “Portalb”, Cuculi.

Ndeshja e sotme ka zgjuar interesim të madh të shqiptarëve jo vetëm nga Maqedonia, por edhe Shqipëria dhe Kosova dhe Shkupi që në orët e pasdites shihet se ka një lëvizje të madhe të njerëzve. Ndërsa gjithashtu në përkrahje të skuadrës së Aberdeen kanë arritur edhe 200 tifozë nga Skocia.
Dueli Shkëndija – Aberdeen FC luhet në stadiumin Arena Filipi II më fillim në orën 21.00. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button