‘Amnesty International’: Të kompensohen viktimat e luftës së vitit 2001

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” e fton Maqedoninë që të ndajë drejtësi dhe ti kompensoj viktimat e luftës së vitit 2001, duke u bazuar në të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Sipas raportit të fundit të kësaj organizate, këtu duhet të përfshihen edhe viktimat e krimeve të luftës si dhe familjarët e të zhdukurve, të cilët nuk kanë qasje në drejtësi.

Gjithashtu kërkohet që Maqedonia në pajtim me të drejtën ndërkombëtare të paguaj reparacione (dëmshpërblime lufte) për krimet të cilat kanë ndodhur gjatë konfliktit të vitit 2001, njofton agjencia e lajmeve INA.

Megjithëse një numër i madh shqiptarësh kanë humbur jetën gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, ndërsa fati i shumë të tjerëve nuk dihet edhe sot e kësaj dite, 14 vjet pas konfliktit, subjektet politike shqiptare në Maqedoni nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin një nismë që ka për qëllim zbardhjen e fakteve të kësaj lufte dhe trajtimin institucional të viktimave dhe të zhdukurve.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Subjekti Politik Shqiptar e ka pa të arsyeshme kriminalitetin, biznesin dhe tradhtin e kombit.
    Zoti i denoft me më të keqen që egziston inshaAllah.

Back to top button