Gjermani, roboti lëndon për vdekje punëtorin

Një linjë robotike e asamblesë automotive e lëndoi për vdekje një punëtor në një fabrikë veturash në Gjermani gjatë kësaj jave, raporton CNN.

21 vjeçari, po e instalonte robotin në një linjë të asamblesë Volkswagen të martën në Baunatal, pranë qytetit Kassel, kur roboti e kapi atë dhe me një pjatë metali ia shtypi gjoksin.

Pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur atë, punëtori, një shitës i palës së tretë, më vonë vdiq në spital.

Si një çështje e procedurës së nevojshme për ta lëshuar trupin në rast të vdekjes jo-natyrale, prokuroria shtetërore tha se po heton për ta përjashtuar nga ndonjë fajësi penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button