Turqi: Mandat i ri për dërgim të trupave në Siri, në rast nevoje

Parlamenti turk ka zgjatur të enjten, edhe për një vit, mandatin autorizues për dërgimin e trupave ushtarake në Siri, nëse e kërkon nevoja.

Mocioni është propozuar nga partia në pushtet AKP, e cila ka një shumicë të fuqishme në parlament.

Qeveria turke thotë se dyshimet për përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë siriane paraqesin “kërcënim” për shtetin turk, i cili ndan një kufi 900 kilometërsh më Sirinë, transmeton REL.

Kundërshtarët e mocionit argumentojnë se një gjë e tillë mund ta nxisë Turqinë në luftë kundër Sirisë.

Mandati i vjetër skadon sot. Parlamenti turk autorizoi hyrjen e trupave në Siri në rast nevoje, për herë të parë në vitin 2012, pasi pesë civilë turq u vranë nga një predhë siriane në një qytet kufitar.

Lajme të ngjashme

Back to top button