Paratë nga qytetarët taksapagues për Gjykatën Speciale absurditet në vete

Në ngjarjet e fundit na qarkullojnë temat dhe lajmet, me interesante ajo, se në Gjykatën Speciale që do të krijohet shumë shpejt duhet të mbrohen qytetarët apo të pandehurit nga kjo Gjykatë Speciale nga mjetet dhe paratë e qytetareve të Kosovës respektivisht nga taksapaguesit të këtij shteti.
Nga ana tjetër kur kësaj kauze i bashkëngjiten edhe avokatet të cilët bëjnë propagande kinse për mbrojtjen e qytetarëve të Republikës në ato raste penale që qytetarët do të inkrimonohen në këtë Gjykatat speciale, me qëllim që me opinionet dhe argumentet “legjitimuese” për të arsyetuar që mjetet të derdhen nga taksapaguesit e republikës, dhe të mbrohen këta qytetarët të këtij shteti të republikës, që sipas tyre këta do ishte anashkalim si qytetar të Republikës nëse nuk realizohet kjo formë e tyre.
Kurrë këta avokat duke u lëshuar edhe në gabimet dhe gafa me jo ligjore dhe duke bërë krahasime që nuk përkon edhe me rendin ligjor penal, se nga ata të cilët duhet të mbrohen nga mjetet e taksa paguesve janë ata të njëjtët si në ato rastet të mbrojtës zyrtare të tyre me kriminelet potencial në veprat e ndryshme penale të shtetit tanë.
Para së gjithash dua ta prezantoj avokatin Arianit Kocin një avokat i respektuar dhe një jurist i dalluar, dhe i njohur tek ne për rastet që ka mbrojtur, ai në këtë rast qëllimisht tërheq paralelizma për të legjitimuar se qytetaret duhet të mbrohen nga fondet e taksapaguesve qytetar dhe për të bërë një krahasim si tek mbrojtjet zyrtare te krimineleve potencial qe kane mbrojtjen e shtetit
Këtu avokati i nderuar, dhe politika që po synon qe te krijon arsyetime fallco me mjetet nga fondet e taksapaguesve te qytetarëve pikë së pari, për ta thyer tezën e avokatit në temën e tij dhe se ku kishte dashur të dale ai që ti legjitimoj fondet e taksapaguesve qytetar për mbrojtjen penale, për Gjykatën Speciale ai sigurisht është në dijeni dhe koshient se në mbrojtjet zyrtare nga ana e shtetit për kriminelet potencial, apo pavarësisht peshës së veprës penale mbrojtja zyrtare, është një Institut në vete, dhe ajo në vete ka parapare kushte, në të cilat zbatohet dhe që prodhon efektet e saj.
Para se gjithash kurë këtu përfitojnë qytetarët apo të pandehurit që kanë bërë vepra, ata prej të cilëve nuk kanë kushte të mira materiale ekonomike, për të aranzhuar mbrojtës private si edhe në rastin tjetër, kur vet i pandehuri insiston që të mos këtë avokat përkundër mjeteve të mira material që posedon atëherë mbrojtja zyrtare vepron me automatizëm dhe në këto raste caktohen nga ana e shtetit për këso lloj mbrojtjesh respektivisht nga mjetet e taksapagueseve qytetar.
Por avokati Arianit Koci përkundër një avokati të suksesshëm, ai në opinionin e dhënë ndoshta qëllimisht në mënyre të pa bazë Institutin e mbrojtjes zyrtare të krimineleve apo kryesve të veprave potencial e njehson me fondet shtetërore të taksapaguesve qytetar për mbrojtjen e qytetarëve të vet në Republikën e Kosovës.
Që në fakt këtu ai këtu gabon sepse nuk duhet të bëhet një ngjashmëri të tillë, dhe nuk qëndron ashtu siç e paraqet avokati sepse fondet e taksapaguesve nga ana qytetarëve, para së gjithash dihen destinimet e tyre për çka shërbejnë në mirëqenien tonë, dhe tjetra qëndron në atë se disa nga ata që do të gjykohen pothuajse janë njerëz te profileve të larta dhe kane mjetet te qëndrueshme ekonomike që të mbrohen vete, pasi ata kanë qenë edhe bartës të funksioneve te larta, shtetërore dhe materialisht kanë pasur një qëndrueshmëri të mirë financiare.
Dhe tani qytetarët taksapagues, ti derdhin mjetet e tyre për mbrojtjen e të pandehurve në këtë Gjykatë, do ishte absurditet në vete, sepse edhe rrethanat nuk e mundësojnë këtë kurë kemi parasysh edhe krizën ekonomike.
Por kjo do të mund të ndodhte në forma të tjera të mbrojtjes se tyre ato mjete mund të ishin nga donacionet apo grantet ndërkombëtare, pasi që veç një Gjykatë e tillë është natyrës ndërkombëtare dhe e iniciuar nga ata , por nga ana tjetër nuk them që mbrojtjen zyrtare duhet ta anashkaluar por ata të që mund të përfitojnë të jenë vetëm ajo kategori që me të vërtet janë me të pa ardhura të pamjaftueshme materiale për mbrojtje private, dhe si rrjedhojë do të mund të përfitonin në institutin e mbrojtes zyrtare të shtetit të Republikës së Kosovës.
Avokatët në këto kohe të fundit, më shume po dalin nga detyrat juridike të mbrojtjes si profesion dhe tani po merren me agjendat politike, dhe bëjnë gafat dhe opinione të pa matura ne shoqëri për të krijuar legjitimitet fallco dhe të tërheqin paralelizma të krahasimeve me institutin e mbrojtjeve zyrtare me qëllim për të dalur në temat e ndjeshme kinse për mbrojtjen e qytetarëve të vendit të Republikës siç ishte shkrimi i fundit i avokatit Arianit Kocit edhe kurë dihen parasysh edhe shumë rrethanat se pse taksapaguesit nuk duhet prekur dhe të mbrohen dhe te themi kushtimisht të mos abuzohen paratë në joracionalitet dhe me lojërat nga tatimet e tyre.
Sepse për shtetin ato taksa janë me rendësi jetike të destinuara, që të ndërtojnë politika publike, dhe investime te mira kapitale në mirëqenie e tyre , e jo të përfitimeve nga ata taksapagues për mbrojtjen e qytetareve të Republikës së Kosovës që do të inkriminohen si të pandehur në Gjykatën Speciale.
Pra përgjegjësia dhe forma e konkretizimit të mbrojtjeve të këtyre duhet të trajtohet në forma të tjera jashtë rrethit të taksapaguesve qytetarë të Republikës së Kosovës që me mjerimet ekstreme ekonomike ndodhen në kohët e sotme.
Por në fund, pasi që një Gjykatat e tillë do të ndodhet ne juridiksion tjetër shtetëror, dhe në ato shtetet të forta kapitaliste atëherë për këta, nuk do ishte problemi që këto mjete ti derdhin edhe ne mbrojtjen e qytetarëve të inkriminuar të themi kushtimisht edhe si një investim i jashtëm ekonomik apo një grand ndërkombëtar për ato vepra penale që do të gjykohen ata qytetar sepse edhe inicimi dhe krijimi i një Gjykate Speciale, ishte pikërisht nga ata dhe për fund do ta ketë epilogun e formimit te kësaj Gjykate speciale në ato shtete.