Nesër protesta: “Nikolla ik”

Koalicioni “qytetarët për Maqedoninë” të enjten më 2 korrik në orën 18 bëjnë thirje për protesta para rezidencës së Gruevskit me moton “Nikolla ik”.
Edhe kësaj radhe qytetarëve u bëhet thirrje që me vete të marrin me vete tenxhere, pjata, lugë e objekte tjera metalike.
Qëllimi është që të protestojë duke u rënë objekteve metalike, për të krijuar një “zhurmë” që kërkon ikjen e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij.