Vuçiq: Ndryshimet në Kushtetutën serbe duhet të kryhen në vitin 2017

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë janë të nevojshme për ecjen përpara të Serbisë, raporton Tanjug.

I pyetur për ndryshimin e mundshëm të Kushtetutës së Serbisë, Vuçiq ka thënë se “kjo është një çështje që i takon popullit, institucioneve serbe. Pra është gjithpërfshirëse, dhe me të duhet “të merremi deri në fund të vitit 2017.”

“Duhet të mbajmë diskutime të gjata për mënyrën se si kjo punë duhet bërë”, ka thënë ai, duke shtuar se ndryshimet janë të nevojshme, mes të tjerash, edhe për reformim të sistemit gjyqësor dhe hyrje në Bashkimin Evropian, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, për televizionin serb Pink TV, Vuçiq ka thënë se nuk është i interesuar për postin e Presidentit. “ E respketoj punën që Presidenti Tomislav Nikoliq po bënë, si dhe ne (Qeveria) mbështesim punën e tij”, ka thënë Vuçiq. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button