Iran: Lirohet nga burgu gazetari i njohur

Gazetari i njohur iranian Issa Saharkhiz është liruar nga burgu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, i biri i tij.

Saharkhiz ishte një nga dhjetra aktivistët dhe intelektualët e burgosur pas zgjedhjeve diskutabile iraniane të vitit 2009.

Ai ishte dënuar me tre vjet burgim për ofendimin të liderëve iranianë dhe rrezikim të sigurisë kombëtare.

Më vonë ai ishte dënuar edhe me një vjet e gjysmë burgim për akuza të tjera.

Lirimi i tij i djeshëm erdhi vetëm tri javë para përfundimit të masës së dënimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button