13 emigrantë bëhen shtetas të Maqedonisë

Këtë vit asnjërit nga emigrantët nuk i është miratuar kërkesa për azil në Maqedoni.

Pesë mijë aplikime për azil të marra gjatë javës së fundit vetëm si formalitet për shkak të ndryshimeve në ligjin për azil, pasi që pothuajse të gjithë kërkuesit kanë lënë tashmë vendin tonë, transmeton TetovaSot.

Trembëdhjetë emigrantë që ikën nga vendi i tyre ishin me fat për të përmbushur të gjitha kushtet që i parashikon ligji, dhe të bëhen qytetarë të plotë të Maqedonisë.

Interesante është se këtë vit, më shumë se 5.500 aplikime për azil, autoritetet tona nuk i janë përgjigjur pozitivisht asnjërit nga emigrantët.

Shumica e aplikimeve për azil janë aprovuar vitin e kaluar, kur si qytetarë të Maqedonisë e fituan njëmbëdhjetë sirian dhe një qytetar ukrainas. Në vitin 2013 azil iu dha edhe një shtetasi afgan, dhe në vitin 2012 nuk ka pasur zgjidhje pozitive.

Lajme të ngjashme

Back to top button