Do të ketë gjykim për rastin “Puçi”, gjykata miratoi aktvendimin

Zoran Zaev do të gjykohet për rastin “Puçi”. Kështu vendosi Gjykata Penale e Shkupit. Këshilli prej tre gjykatësish i refuzoi sot pasdite ankesat e avokatëve të të gjithë të akuzuarve të grupit. Kjo do të thotë se përveç liderit të opozitës, do të gjykohet edhe Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të dyshuar. Sipas kumtesës nga Gjykata Shkupi I, Këshilli ka konstatuar se veprat penale që kanë qenë lëndë e aktakuzës bëjnë pjesë në Kodin Penal dhe se për këtë janë ofruar prova përkatëse.

“Gjithashtu, Këshilli kishte parasysh se avokatët mbrojtës dorëzuan një listë të gjatë provash ndërsa sqarimi gojor i ankesave paraqet mbrojtje të pjesshme të të akuzuarve që për Këshillin paraqet edhe një argument tjetër në favor të vendimit, që të caktohet seancë dëgjimore publike në të cilën, në procedurën kontradiktore do të zgjidhen çështje që janë lëndë verifikimi dhe vlerësimi”, thuhet në njoftimin nga  Gjykata Themelore Shkupi I.

Lajme të ngjashme

Back to top button