Recension: Maqedonia dhe Franca tregojnë interes për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Problemi kryesor me këtë materiaë është se nuk ka të theksuar asnjë burim për informatat që i komunikohen opinionit. E opinioni, gjithsesi ka të drejtë ta dijë se prej ku burojnë ato.

http___vecer.mk_makedonija_makedonij

Linku deri te artikulli origjinal: Мaqedonia dhe Franca tregojnë interes për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Data dhe koha e publikimit: 27.06.2015, 09:52

Data e recensionit: 28.06.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

E BURIMET?

Bëhet fjalë për një informatë të shkurtër për vizitën ekonomike të kryeministrit Nikolla Gruevski në Francë, ku njoftohet se ai është takuar me senatorin Alain Riçard, përfaqësues special i qeverisë franceze për marrëdhënie ekonomike me vendet e Ballkanit. Me këtë rast thuhet se:

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia dhe Franca tregojnë interes për zhvillim të vazhdueshëm dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik

E njëjta poentë është nxjerrë edhe në titull.

Mirëpo, nga teksti nuk mund të kuptohet se si janë fituar informatat për takimin e shefit të qeverisë maqedonase me senatorin francez. Edhe pse sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për komunikatë të shërbimit për shtyp të qeverisë, për shkak se informata e njëjtë, në formë pothuajse identike ishte publikuar në disa media. Me atë dallim që në to është theksuar burimi i informatave. Materiali që e recensojmë, duket sikur është shkruar nga dikush që ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes.

Për t’u theksuar është edhe ajo se në versionin e parë të lajmit është theksuar në mënyrë të saktë burimi. Aty theksohet: “informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë”, mirëpo pastaj dikush ka vlerësuar se kjo duhet të hiqet.

Dhe mu për shkak të qasjes së këtillë teksti fiton një dozë manipulimi. Në fakt,edhe pse në të transmetohen vetëm përshtypjet e kryeministrit nga bisedat në Paris (pa e dhënë edhe deklaratë nga Riçardi), artikulli gjeneralizon:

Bashkëbiseduesit u pajtuan se në periudhën e ardhshme duhet të inkurajohen të dyja vendet dhe subjektet private për bashkëpunim të shtuar ekonomik dhe tregtar.

Duke pasur parasysh se nuk është precizuar burimi i informatave, krijohet përshtypje se bëhet fjalë për qëndrim të përbashkët të të dy bashkëbiseduesve, e jo për impresione ose për interpretim të shërbimit qeveritar. Që njëkohësisht le hapësirë për dyshim se ideja, megjithatë ka qenë të stërzmadhohet vizita e kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button